TEL AVIV – Ushtria izraelite shënjestron Hamasin në spitalin al-Shifa

by admin
Spread the love

GAZA, 15 nëntor /ATSH-DPA/ – Trupat izraelite po vazhdojnë me të ashtuquajturat operacione ushtarake “të sakta dhe të shënjestruara” kundër militantëve të Hamasit që ata thonë se janë të strehuar në kompleksin e ndërtesave të Spitalit Al-Shifa.

“Para se të hynin në spitalin më të madh në Rripin e Gazës, ushtarët “ranë në kontakt” me mjete shpërthyese dhe terroristë të dyshuar”, tha ushtria.

“Terroristët e dyshuar u vranë gjatë luftimeve”, shtoi ushtria

Ushtria deklaroi se Hamasi drejtonte “aktivitetet terroriste” nga spitali.

Izraeli është i bindur se një qendër komanduese e Hamasit ndodhet poshtë zonës.

Organizata islamike palestineze e ka mohuar këtë.

Trupat izraelite thanë se kishin sjellë inkubatorë, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore në spital.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, shtatë foshnja të porsalindura vdiqën së fundmi në spital pasi makinat e oksigjenit u fikën për shkak të mungesës së karburantit në gjeneratorët që ofronin energji elektrike.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like