TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli të mbajë kontrollin ushtarak nëse arrihet zgjidhja me dy shtete

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 19 shkurt /ATSH-DPA/-  Edhe në rast të një zgjidhjeje me dy shtete mes izraelitëve dhe palestinezëve, Izraeli do të mbajë kontrollin ushtarak mbi të gjitha territoret palestineze, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Në çdo rast, me ose pa një zgjidhje të përhershme, Izraeli do të mbajë kontrollin e plotë të sigurisë mbi të gjitha zonat në perëndim të lumit Jordan, duke përfshirë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës”, tha Netanyahu.

SHBA-ja, aleati më i rëndësishëm i Izraelit ka bërë thirrje për një zgjidhje me dy shtete që parashikon bashkëjetesën paqësore të Izraelit dhe një shteti palestinez, bazuar në kufijtë e territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967, Bregu Perëndimor, Jerusalemi Lindor dhe Rripi i Gazës.

Uashingtoni ka bërë thirrje gjithashtu për një zgjidhje me dy shtete si një mjet për t’i dhënë fund si luftës së tanishme të Gazës, ashtu edhe konfliktit prej disa dekadash në Lindjen e Mesme. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like