TEL AVIV – Izraeli: Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nga ana e Bolivisë kapitullim përballë terrorizmit

by admin
Spread the love

JERUSALEM, 1 nëntor /ATSH-AFP/ – Ministria e Jashtme izraelite e përshkroi sot ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, e shpallur nga Bolivia, si një kapitullim përballë terrorizmit.

”Vendimi i Bolivisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin është një kapitullim ndaj terrorizmit dhe regjimit të ajatollahëve në Iran”, tha zëdhënësi i ministrisë në një deklaratë.

Bolivia njoftoi të martën ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin “si një shenjë e refuzimit dhe dënimit të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite të kryer në Rripin e Gazës”.

Në një deklaratë të martën, Hamasi përshëndeti njoftimin e Bolivisë, duke shprehur “vlerësim të madh” për vendimin e marrë dhe u kërkoi vendeve arabe që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin të bëjnë të njëjtën gjë.

Kili dhe Kolumbia, nga ana e tyre, njoftuan se do të tërheqin ambasadorët e tyre në Tel Aviv për të protestuar përkatësisht kundër “shkeljeve të papranueshme të ligjit humanitar nga Izraeli” dhe “masakrës ndaj popullit palestinez”.

Më shumë se 8 500 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të pandërprera nga ushtria izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas një raporti nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, e cila kontrollon territorin palestinez./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like