TEL AVIV – Izraeli minimizon perspektivat e armëpushimit pas përgjigjes së Hamasit

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 15 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë shanset për një armëpushim në Gaza pasi Hamasi vazhdon t’u përmbahet kërkesave jorealiste, shkruan BBC.

‘’Hamasi dëshiron një fund të përhershëm të luftës dhe një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza’’, shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, raportoi se 20 persona ishin vrarë në pritje të ndihmës. Ushtria izraelite ka mohuar kategorikisht përfshirjen në incident.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria tha se 155 persona u plagosën gjithashtu në aksidentin, i cili ndodhi në rrethrrotullimin e Kuvajtit në periferi të qytetit të Gazës, një pikë e njohur grumbullimi për ndihmat e vogla që arrijnë në veri të Gazës.

‘’Open Arms’’, një anije shpëtimi që i përket organizatës bamirëse spanjolle me të njëjtin emër, po përgatitet të furnizojë banorët me  oriz, miell, bishtajore, perime të konservuara dhe proteina të konservuara.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like