TEL AVIV – Izraeli konfirmon vrasjen e numrit dy të Brigadave Qassam

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 25 mars /ATSH-ANSA/ – Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e Marwan Issa, numri dy i Brigadave Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Lajmi mbi vrasjen e Issas e ka bërë të ditur zëdhënësi  i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

”Ne i kemi përfunduar të gjitha testet dhe mund të themi se Issa është eliminuar”, theksoi ai.

Issa, fati i të cilit ishte i pasigurt për një kohë të gjatë, u godit në një sulm ndërsa ai ishte në një bunker në Nusseirat, në qendër të Rripit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakEliminatoret “EURO 2025”, Shqipëria U21 humbet 3-1 ndaj Zvicrës U21


You may also like