TEL AVIV – Halevi: Izraeli është në luftë në fronte të shumta

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 17 mars /ATSH-DPA/ – Izraeli është i përfshirë në një luftë në fronte të shumta, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi.

”Çdo ngjarje apo incident në një nga frontet mund të prekë rajone të tjera dhe të provokojë një reagim atje”, tha Halevi gjatë një vizite te oficerët e policisë kufitare në Bregun Perëndimor.

”Në funksion të muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit, të gjitha forcat e sigurisë janë veçanërisht vigjilente”, theksoi ai.

Në këtë kontekst, Halevi përmendi Libanin, Sirinë, Bregun Perëndimor, Gazën dhe madje edhe më larg.

Vëmendja e ushtrisë dhe e të gjitha forcave të tjera duhet të përqendrohet në të gjithë periudhën e Ramazanit dhe në të gjitha frontet.

”Këtë javë tashmë ka pasur disa tentativa për sulme në vende të ndryshme dhe sfida është të ruhet gjithë muaji dhe më tej, sepse nuk përfundon me Ramazan, por ne jemi më shumë në detyrë këtë muaj”, tha Halevi./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like