TEL AVIV – Blinken: Izraeli të mbrojë civilët në Gaza

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken premtoi edhe një herë mbështetjen e vendosur të Uashingtonit për Izraelin gjatë vizitës së tij të fundit në vend, por ai tha se ishte “shumë e rëndësishme” mbrojtja e civilëve në Gaza.

“Këto janë ditë të vështira, por ne jemi këtu, siç kemi qenë, ashtu siç mbetemi, në solidaritet me Izraelin,” tha Blinken së bashku me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv.

“Ne qëndrojmë fuqishëm për propozimin se Izraeli ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin për të mbrojtur veten”, tha Blinken.

“Dhe është shumë e rëndësishme që kur bëhet fjalë për mbrojtjen e civilëve që janë kapur nga Hamasi, të bëhet gjithçka për t’i mbrojtur ata dhe për t’u sjellë ndihmë atyre që kanë nevojë dhe që nuk janë në asnjë mënyrë përgjegjës për atë që ndodhi më 7 tetor”, tha Blinken.

Blinken do të udhëtojë në Jordani pas vizitës në Izrael.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like