TEL AVIV – Biden: Historike hapja e hapësirës ajrore saudite për Izraelin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Autoriteti i aviacionit i Arabisë Saudite njoftoi planet për të hapur hapësirën ajrore për të gjitha linjat ajrore që plotësojnë kërkesat e autoritetit për fluturim, në një gjest që shihet si një sinjal i afrimit me Izraelin.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili aktualisht është në një vizitë shtetërore në Izrael dhe do të udhëtojë sot në Arabinë Saudite, vlerësoi lëvizjen e udhëheqjes saudite si një “vendim historik”.

Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëdhënie diplomatike, me mbretërinë e Gjirit që as nuk e njeh Izraelin si shtet, një arsye e mundshme pse deklarata saudite nuk i referohej Izraelit me emër.

Sidoqoftë, Arabia Saudite ka lejuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore për fluturime midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit që kur dy fqinjët e saj të Gjirit vendosën marrëdhënie diplomatike me Izraelin, në vitin 2020 nën ndërmjetësimin e SHBA-së.

Para kësaj, aeroplanët izraelitë ishin të ndaluar të fluturonin mbi vend./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like