Teknikë, agresivitet dhe sulmues “vrasës”! Njihuni me Kilin, kundërshtari i Shqipërisë që kërkon dhe “kokën” e Francës

by admin
Spread the love

9 herë pjesëmarrës në Kupën e Botës, një ndër 13 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e parë në 1930, organizator i kompeticionit në 1962 ku u rendit i treti në botë, duke mundur në finalen e vogel ish- Jugosllavinë e asaj kohe, Kampion i Copa Amerika në 2015 kur mundi në finale Argjentinën e Messit , Kili është padyshim një ekip kombëtar me histori të pasur e shumë motive për t’u krenuar.

Kundërshtarët e radhës së Shqipërisë në miqësoren e 22 marsit janë një skuadër e fortë, edhe pse larg shkëlqimit të pak viteve më parë kur me Jorge Sampaolin në drejtim dhe lojtarë si Vidal e Sanchez në kulmin e tyre ishin një prej skuadrave më të forta të Amerikës Latine. Ashtu si Shqipëria po përgatitet për Europianin, edhe për Kilin miqësoret e radhës, kundër kuqezinjve të Sylvinho-s, dhe Francës 4 ditë më pas, janë në kuadër të përgatitjeve për Copa America 2024 që këtë vit do të zhvillohet në SHBA, me trajnerin argjentinas Ricardo Gareca që po kolaudon skuadrën për të marë më të mirën në turneun amerikan.

Edhe pse zakonisht praktikon modulin 4-3-3 pra një formacion sulmues, Kili mund të aplikojë disa sisteme gjatë lojës. Lojtarët kilianë ashtu si dhe ata të Shqipërisë për europianin janë të etur për të shfrytëzuar shanset për të fituar një vend për në Copa Amerika me trajnerin që ka nisur të konfigurojë një skuadër stabël. Zgjedhja e parë e shtyllave është Bryan Cortes, portier i Colo Colo dhe pse portieri më me eksperiencë është Claudio Bravo i Real Betis.

Me Matias Catalan dhe Gabriel Suazo të Toulouse në krahët e mbrojtjes në qendër trajneri preferon Paulo Diaz të River Plate dhe Guillermo Maripan të Monaco. Skuadra luan një futboll intensiv dhe agresiv në termat sportive dhe është më e fortë nga mesi i fuëshës e sipër, në repartin e ndërmjetëm trajneri zakonisht preferon Marcilino Nunez i Norriëch City, Esteban Pavez dhe Rodrigo Chavez që luajnë në Amerikën Latine, ndërkohë që veterani Alexis Sanchez udhëheq linjën e sulmit bashkë me Eduardo Vargas dhe Ben Brereton Diaz.

Në traditën e saj futbollistike skuadra e Kilit e njohur ndryshe si “La Roja”, është e njohur për një futboll të bazuar te zotërimi dhe qarkullimi i topit duke u bazuar te organizatorë të fortë dhe sulmues që shënojnë nga brenda dhe jashtë zonës, lojtarë me nivel shumë të lartë teknik, çka e bën sfidën me ta akoma më tërheqëse për publikun shqiptar, por edhe impenjative për Kombëtaren Kuqezi që do t‘i duhet të përballet me një kundërshtar me një stil ndryshe dhe shumë  të fortë që jo më kot është zgjedhur për sfidën miqësore tjetër të marsit si kundërshtar nga Franca nënkampione e Botës dhe një ndër pretendentet kryesore të Europianit. /Supersport


Top Channel

You may also like