Tek i dyti më kanë thënë bëhesh super mama. Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit!

by admin
Spread the love

Kevin Agolli, vëllai i Ilnis Agollit, gazetares që merr pjesë në Big Brother Albania, shprehet se nuk është aspak i habitur, sepse e njeh të motrën dhe se veprimet e saj marrin vëmendje të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

Kevin Agolli: Fati e do që ne të flasim sot për BBV sepse Ilnisa ka bërë gjullurdinë aty brenda.

Ronaldo SharkaSi e shikon ti lojën e Ilnisës brenda shtëpisë së BBV dhe si po e përjetoni këtë eksperiencë, është e vështirë për familjarët?

Kevin Agolli: Nga ana ime nuk jam aspak i surprizuar nga gjithë vëmendja që Ilnisa ka marrë, sepse kush e njeh Ilnisën ajo me shumë pak veprime të saja, është në gjendje që të marrë jashtëzakonisht shumë vëmëndje dhe e gjitha kjo në një kohë kaq të shkurtër, për mua është mëse normale e asaj. Ajo ka një 80% që ende nuk e ka shprehur por që me siguri në rrugëtimin e gjatë…

Ronaldo Sharka: Vërshimi pafund i komenteve në rrjetet sociale për paragjykimet  që i bëhen Ilnisës aty brenda në lidhje me raportin që ka me Meritonin. I ke lexuar dhe si po i përjeton?

Kevin Agolli: I kam parë atëherë kur më bie t’i shoh, nuk është se kam ndonjë përjetim. Nga çfarë kam vënë re, shumica e atyre adresave që komentojnë, janë falso, njerëzit nuk kanë guxim që të komentojnë me emrin e tyre dhe pjesa tjetër që kam vënë re, është që janë femra. Mua më duket një qasje tërësisht hipokrite. Që femrat sulmojnë një femër, ndërkohë të martën iu bë një gjyq publik për shkak të një batute që edhe keqinterpretohet. E etiketuan Ilnisën dhe në mënyrë fatkeqe edhe nuk i lanë hapësirë të shprehej. Rika me sa kam vënë re, ka qejf të kërcejë.

 

 

You may also like