TEHERAN – ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Kerman

by admin
Spread the love

TEHERAN, 4 janar /ATSH-ANSA/ – ISIS ka marrë përgjegjësinë për masakrën e Kermanit.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për dy shpërthimet që vranë afro 100 njerëz dhe plagosën të tjerë dje në një ceremoni në Kerman, Iran, për të përkujtuar komandantin Qassem Soleimani, i cili u vra nga një dron amerikan në vitin 2020.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia britanike Reuters.

Shtetet e Bashkuara besojnë se ISIS qëndron pas sulmit në Kerman, Iran, raportoi New York Times, duke cituar katër zyrtarë amerikanë, bazuar në vlerësimet paraprake të inteligjencës.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like