TEHERAN – Ekzekutohen 4 persona të cilët u akuzuan se spiunonin për Izraelin

by admin
Spread the love



TEHERAN, 29 janar  /ATSH-AA/ – Katër persona të dënuar me vdekje u ekzekutuan nën akuzën se spiunonin për Izraelin.

Ata u gjykuan me akuzën se vepronin në emër të shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Muhammed Feramerzi, Muhsin Mazlum, Vefa Azerbar dhe Pejman Fatihi janë ekzekutuar në mëngjes.

Më tej thuhet se personat, të cilët pretendohet se janë anëtarë të organizatës kundër regjimit Komala, u infiltruan në Iran nga Iraku verior dhe u arrestuan ndërsa përgatitnin një plan për të sulmuar një objekt të industrisë së mbrojtjes në Isfahan.

Katër personat u dënuan me vdekje më 18 shtator të vitit të kaluar.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakO’Brien: Kosova të themelojë Asociacionin, Serbia të vërë para përgjegjësisë të përfshirët në sulmin e Banjskës


You may also like