Tedi Blushi nxjerr pamjet: Vlora e përmbytur nga plehrat si kurrë më parë

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar pamjet nga zona e ish-fabrikës së Çimentos në Vlorë, rreth 1 km larg zonës së Lungomares.

Blushi shkruan se kjo situatë skandaloze, është dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.

Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja”, shkruan Tedi Blushi në rrjetet sociale.

Statusi i plotë i Tedi Blushit:

“Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë. Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.

Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.

Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja.

Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruan ai.

You may also like