Të plagosurit nga Tetova dërgohen në Qendrën Klinike në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

Dy personat që u plagosën rreth orës 18:00 para spitalit të Tetovës janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup, njofton për MPB-në nga spitali i Tetovës.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për dy vëllezër nga fshati Gajre.

SPB Tetovë njoftoi se rreth orës 18:05 është raportuar të shtëna para hyrjes së Qendrës Emergjente në Spitalin Klinik të Tetovës, gjatë së cilës dy persona nga fshati Gajre i Tetovës kanë pësuar lëndime me armë zjarri.

“Shërbimet e SPB Tetovë dhe prokurori publik janë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e pesë personave të dyshuar në lidhje me rastin. Ndryshe, këtij rasti sot i ka paraprirë edhe një përleshje fizike në mes të njërit prej të plagosurve dhe njërit prej të dyshuarve për pjesëmarrje në të shtënat”, njoftuan nga SPB Tetovë./KlanMacedonia

You may also like