Të palodhurit e Superiores, zbuloni lojtarët që s’kanë humbur asnjë minutë

by admin
Spread the love

Në çdo skuadër futbolli, trajnerët kanë lojtarët besnikë që nuk i largojnë kurrë nga fusha e lojës. Cilët janë të palodhurit e Superiores në fazën e parë? Janë vetëm 10 lojtarë, pa përfshirë rolin e portierit që i kanë luajtur të gjitha minutat deri tani. Skuadra e Bylisit është ajo që ka më shumë lojtarë në këtë listë, pikërisht 3 mbrojtësit: Damçevski, Loran dhe kapitenin Trumçi. Të tre kanë qenë në fushë si titullarë dhe i kanë përfunduar 90 minutat e 9 ndeshjeve të luajtura për të arritur në totalin e 810 ndeshjeve.

Në skuadrën e Vllaznisë janë 2 lojtarë që nuk janë zëvendësuar kurrë, mbrojtësit Juriç dhe kapiteni Gurishta. Josa ka nevojë për eksperiencën e tyre. Po nga 2 futbollistë kanë edhe dy ekipet e tjera, Kastrioti dhe Laçi. Ato përfaqësohen me nga 2 lojtarë si Karakaçi-Kodra dhe Turkaj-Velkoski.

Në kampin e Partizanit vetëm njëri i ka luajtur të gjitha minutat e 9 ndeshjeve të para të kampionatit, kapiteni Eneo Bitri. Çdo lojtar tjetër është zëvendësuar.

Mirëpo trajnerët janë të ndikuar edhe nga kartonët dhe dëmtimet duke mos pasur luksin për t’i mbajtur në fushën e lojës lojtarët që do të dëshironin. Tek Tirana nuk ka të paprekshëm, përveç portierit Bekaj, ashtu si te Kukësi dhe ekipet e tjera. Nëse të gjitha skuadrat kanë të paktën 1 lojtar që i ka luajtur 810 minutat duke përfshirë edhe portierët, Teuta nuk e ka një të tillë. Pano Qirko ka humbur një ndeshje dhe lojtar më i aktivizuar atë është Lorenco Vila me 802 minuta. / Oversport.tv

Lojtarët              Minutat

BITRI                     810

JURIÇ                   810

GURISHTA           810

DAMÇEVSKI       810

LORAN                  810

TRUMÇI               810

KARAKAÇI           810

KODRA                 810

TURKAJ                 810

VELKOSKI            810

You may also like