Të mërkurën zhvillohet ndeshja e mbetur nga xhiroja e IV-të, Voska Sport – Struga Trim Lum – Shqip

by admin
Spread the love

Të mërkurën në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër do të zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e katërt e sezonit vjeshtor mes dy skuadrave fqinje Voska Sport dhe Struga Trim Lum. Në fakt kjo ndeshje mes këtyre dy skuadrave fqinje është e para në elitën e futbollit vendor ndaj edhe interesimi është i madh edhe pse e dine se respekti është dyanshëm . Futbollisti Valentin Koçovski sezonin e kaluar ishte pjesë e Struga Trim Lum, ndërsa në sezonin e ri mbanë fanellën me emblemën e Voska Sport

“Një ndeshje e veçantë për mua, vitet më të mira të deritanishme i kam kaluar te Struga Trim Lum dhe do të jetë paksa e çuditshme për mua që të luaj ndaj bashkë lojtarëve të mi të deridjeshëm. Por, pikërisht për këtë futbolli është interesant, dhe sigurisht që unë dua t’i mposht ata”, ka deklaruar pë faqen zyrtare të klubit Koçovski i cili ka një porosi edhe tifozët e dy skuadrave fqinje

“Nuk më kujtohet nëse ka pasur një derbi të ligës së parë në Ohër dhe për këtë arsye i ftoj tifozët të jenë prezent në numër sa më të madh dhe të shijojnë derbin lokal”.

Në taborin e Struga Trim Lum janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje kur dihet se janë ata të cilët kanë pë obligim të mbrojnë titullin kampion që e fituan në sezonin e kaluar. Nga Struga Trim Lum thonë se e kanë analizuar mirë lojën e Voskës dhe rezultat që kanë shënuar nuk korrespondojnë me cilësinë e ekipit. Pra do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Këtë e deklaroi edhe mbrojtësi Mexhit Neziri.

“Neve pas ndeshjes dhe fitores kundër Rabotniçkit kemi punuar për takimin me Voska Spor, kemi analizuar lojën e tyre dhe kemi ardhur në përfundim se kanë ekip mjaftë cilësore. Por neve kemi objektivat tona dhe në Ohri udhëtojmë për tri pike. Besoj se do e kënaqim publikun e pranishëm” tha Mexhit Neziri
Ndeshja Voska Sport – Struga Trim Lum, luhet të mërkurën me fillim në orën 15:00.

You may also like