Të kapërcehet termi ‘’të dyja palët’’, Mandl kërkesë Borrellit e Lajçakut për çështjen e Kosovës

by admin
Spread the love

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kërkuar nga drejtuesit e Bashkimit Evropian që kur të flasin për Kosovën dhe Serbinë, të mos ketë paralele.

Kjo sipas tij, meqë, Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian, që sipas tij kjo e bën diferencën, transmeton klankosova.tv.

”Ju lutemi mos flisni më për të dyja palët kur flisni për dialogun. Unë do t’i kërkoja gjithashtu përfaqësuesit të lartë [Josep] Borrell dhe gjithashtu [Miroslav] Lajçakut, që kur flasim për Kosovën dhe Serbinë, të shohin se Kosova është në rrugën drejt integrimit evropian”.

Tutje sipas Mandl, edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, është mësim, por jo arsye për të festuar.

Derisa edhe thekson nevojën që BE s’duhet ta vonojë tashmë edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë familje evropiane, transmeton klankosova.tv.

”Është dashur shumë kohë për të pasur udhëtimin pa viza dhe nuk duhet të zgjasë aq shumë dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, ajo ka standarde të larta për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe liria fetare, është shumë moderne në kushtetutë”.

You may also like