Të hënën në mesditë në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt në tre kompeticionet e garave që organizohen nga UEFA

by admin
Spread the love

Të hënën në Nion hapësirat e Federatë Europiane të futbollit të Zvizrës me filllim në orë 12:00 do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Pas përfundimit të fazes së grupeve dihen të gjitha ekipet të cilat dolën fituese në tetë grupet si dhe ekipet e dyta në grupe.

Fituesit e grupeve: Manchester City, Bayern Munich, Arsenali, Real Sociedad, Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund dhe Barcelona

Vendet e dyta: RB Leipzig, PSV Eindhoven, FC Copenhagen, Napoli, Inter Milan, Porto, Paris Saint-Germain dhe Lazio

Skuadrat që u renditën të parat në fazën e grupeve të Europa League dhe kanë siguruar tashmë një biletë për në turin tjetër të turneut: Atalanta, Bayer Leverkusen, Brighton, Liverpool, Rangers, Slavia Praga, Villarreal dhe West Ham.

16 skuadrat që do të luajnë në Play Off-in e Europa League, 8 skuadrat që zunë vendin e dytë në grup në Europa League dhe 8 skuadrat që u renditën në vendin e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve  do të luajnë mes veti ndërsa  ekipet  fituae   vazhdojnë garat në fazën e eliminimit direkt me tetë ekipet e para të grupeve ..

Skuadrat që u renditën të dytat në Europa League: Freiburg (Gjermani), Marseille (Francë), Qarabag (Azerbaixhan), Rennes (Francë), Roma (Itali), Sparta Prague (Republika Çeke), Sporting Lisbona (Portugali), Toulouse (Francë)

Skuadrat që zunë vendin e tretë në Champions League:Benfica (Portugali), Braga (Portugali), Feyenoord (Holandë), Galatasaray (Turqi), Lens (Francë), Milan (Itali), Shakhtar (Ukrainë) dhe Young Boys (Zvicër)

UEFA Europa Conference League ka përmbyllur fazën e grupeve dhe ka mësuar emrat e 24 skuadrave që janë pjesë e garës për trofeun e tretë më të rëndësishëm të klubeve në Evropë.

Të hënën më 18 dhjetor në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së play-off të Conference League. Datë në të cilën do të hidhen edhe shortet për Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa .

Tetë skuadra kanë arritur të kualifikohen direkt në raundin e 1/16-ve  janë:  Aston Villa, Club Brugge, Fenerbahce, Fiorentina, Lille, Maccabi Tel Aviv, PAOK dhe Viktoria Plzen.

16 skuadra të tjera do të shkojnë në play-off për të siguruar tetë vendet e fundit të raundit të 1/16-ve. Tetë skuadra erdhën nga Europa League, pasi përfunduan të tretat në grupet përkatëse. Ndërsa, tetë të tjerat përfunduan në vendin e dytë në grupet e tyre në Konferencë Liga .

Tetë ekipet  e  treta  nga  faza e grupeve nga Europa League janë: Ajax, Maccabi Haifa, Molde, Olympiacos, Real Betis, Servette, Sturm Graz dhe Union SG.

Ekipet e dyta  në grupet nga Liga e Konferencës janë: Bodo/Glimt, Dinamo Zagreb, Ferencavros, Eintracht Frankfurt, Gent, Legia, Ludogorets dhe Slovan Bratislava.

Ndeshjet e para janë planifikuar për 15 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 22 shkurt. Ndërsa ekipet fituese vazhdojnë garat në fazën e eliminimit direkt./KlanMacedonia

You may also like