Të gjithë e kanë kuptuar, apetitet ruse nuk do ndalen vetëm në Ukrainë – ngjashëm vepronte Millosheviqi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ish-ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, nga kufiri Poloni-Ukrainë, në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se situata e krijuar në Ukrainë, ka të bëjë me synimet që presidenti Vladimir Putin ka për të rikthyer kohën e Bashkimit Sovjetik.

E për këtë Vllahiu vlerëson se faktori ndërkombëar duhet t’i dalë në ndihmë Ukrainës, sepse tashmë veçse është theksuar se apetitet e presidentit rus, nuk shihet se do përfundojnë vetëm në këtë territory, njofton Klankosova.tv.

”Nuk ka të bëjë këtu vetëm me atë që të ruhet Ukraina kështu si është. Ka të bëjë me faktorin ndërkombëtar në këtë rast, që duhet ta ndihmojë Ukrainën, edhe përmes armatosjes, edhe përmes stërvitjes së mëhershme që janë zhvilluar por me vazhdimin e ndihmës jo vetëm me këta refugjatë, por edhe në forma të tjera për Ukrainën”.

”Këtë e kanë kuptuar edhe Brukseli, edhe Londra, kur Zelensky iu është drejtuar në Parlamentin në Londër, e kanë kuptuar edhe SHBA, e kuptojnë të gjithë, se apetitet ruse nuk do të ndalen vetëm në Ukrainë, se apetitet ruse janë shumë më të gjera sesa që është vet Ukraina, dhe duke parë posaçërisht edhe fjalimin e presidentit rus Putin, që para fillimit të sulmit rus mbi Ukrainën, mbi të cilin ka prezantuar idenë e tij se ‘’një komb si Ukraina nuk ekziston, se një shtet si Ukraina nuk ekziston dhe se po zhvillohet një lloj gjenocidi mbi rusët që jetojnë në Ukrainë’’.

Sipas tij, kështu veprojnë diktatorët dhe ngjashëm pati vepruar edhe Sllobodan Millosheviqi, njofton Klankosova.tv.

”Këto janë formulat politike që kanë përdorur të gjithë diktatorët në të kaluarën, apo autokratët përfshirë edhe Millosheviqin në këto 30 vitet e kaluara dhe është thjeshtë një narrativë e cila ndërtohet për të sulmuar një komb të tërë”.

”Duke përmendur këtë që e thash më herët, e ka thënë edhe Borrel në Bruksel, atë që e ka thënë Zelensky, se rreziku nuk është vetëm në Ukrainë por edhe në vendet baltike e edhe në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht rreziku është në Bosnje e Hercegovinë dhe rreziku është në Kosovë, në dy vendet të cilat janë më të brishta në krejt Ballkanin Perëndimor”.

”Në të dyja rastet, kemi problemin me aleatin e drejtpërdrejtë të Rusisë, në këtë rast me Serbinë”.

”Në rastin e Ukrainës, dhe në rastin e vendeve të tjera në rrethinën e Rusisë, nuk kemi të bëjmë me krahasimin me Kosovën, kemi të bëjmë me shkeljen e drejtëpërdrejtë të së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit ndërkombëtar. Kemi të bëjmë me intervenimin rus, mbi një shtet tjetër pas asnjë arsyetim. Në Ukrainë nuk ka patur represion ndaj rusëve, nuk ka pasur dallime të mëdha apo probleme ndëretnike e as nuk ka pasur represion të pushtetit mbi popullatën e caktuar”.

 

You may also like