Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan përdori një fjalim mbi të drejtat e njeriut për të akuzuar Perëndimin për “barbarizëm” për qëndrimin e tij ndaj luftës Izrael-Hamas.

“Izraeli ka kryer mizori dhe masakra që do të turpërojnë mbarë njerëzimin”, deklaroi ai.

Deklaratën presidenti turk e dha në një sallë të mbushur plot në Stamboll një ditë përpara 75-vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten në Gaza. Përballë një brutaliteti të tillë, institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut nuk po ndërmarrin asnjë hap konkret për të parandaluar shkelje të tilla”, tha Erdogan.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Izraelit me paratë dhe pajisjet e tij ushtarake. Hej, Amerikë! Sa do të paguani për këtë?”.

You may also like