Të gjitha rrugët çojnë në Matkë! – Shqip

by admin
Spread the love

GJATË FUNDJAVËS MOT JOSTABIL ME RESHJE SHIU

Në këto ditë vape dhe valës së të nxehtit afrikan, të gjitha rrugët çojnë në drejtim të Matkës.

Vendi është i mbushur me vizitorë nga vendi por edhe turistë të huaj, njofton KlanM.

“Bukur, po pikërisht po vij për herë të pare, është bukur unë ua sugjerojë të gjithëve të vijnë”.

“Matka është e bukur edhe qendra është e bukur, Shkupi është i bukur edhe  Maqedonia është e bukur, na pëlqeu”.

“ Koha është pak e nxehtë, nxehtë..

Natyra e bukur, flladi veror, Kanjoni I Matkës paraqesin magnet për vizitorët.

“Nuk e di, është hera e parë që e vizitoj, mua më pëlqeu”.

“Po po ne e pëlqyem këtë vend, është dita e dytë që jemi në Maqedoni, Shkup. Ka një javë që jemi në Maqedoni dhe do të qëndojmë ende, kemi ardhur nga Shkupi me autobus  këtu të vizitojmë të ecim edhe me anije”.

Kanë ardhë për darsmën e shoqes, por nuk e kanë lëshuar rastin për ta vizituar Matkën.

“Erdhëm për herë të parë, kemi ardhur për dasmën e shoqes dhe është shumë bukur, nuk kemi ecur mjaftueshëm”.

“Shumë bukur, natyrisht ne kemi ardhur nga Turqia, në Turqi ka vende tjera ka edhe vende që i ngjajnë këtij vendi”

“Vetem shumë nxehtë, por këtu që ka kodra pak është më freskët”.    

Valës afrikane të të nxehtit duket se po I vjen fundi. Metereologët, sic njofton KlanM, paralajmërojnë se gjatë fundjavës pritet mot jostabil me reshje të shiut. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig të përcjellë me reshje të rrëmbyeshme shiu, breshëri, zbrazjeve të fuqishme elektrike dhe erës së fuqishme. /KlanMacedonia/

You may also like