“TË DUA”, Luizi performon këngën ‘Me ty’ në krahët e Kiarës, moderatorja: Të dua, të dua

by admin
Spread the love

Mbrëmja e sotme ka qenë vërtetë një festë për dy të dashuruarit e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizin dhe Kiarën. Luizi kishte përgatitur një surprizë shumë të veçantë për partneren e tij, duke i dedikuar një këngë të titulluar ‘Me ty’.

Vëllai i Madh kishte përgatitur një ambient mjaft të veçantë e të bukur për çiftin, aty ku Luizi performoi veç për Kiarën këngên e tij, duke surprizuar Kiarën, e cila nuk ka reshtur së thëni që e do shumë dhe se këngëtari është forca e tij.

Pas performancës, Luizi i bëri edhe një dhuratë të parë simbolike partneres së tij, një byrzylyk dore që duket se i pëlqeu shumë edhe moderatores. Këngëtari u shpreh se është shumë i lumtur dhe uron që të gjithë njerëzit të kenë mundësi që të dashurojnë.

Ndërkaq, edhe Kiara u shpreh se e do shumë partnerin që ka në krahë, ndërsa pak para surprizës u shpreh se Luizi mund të jetë njê baba shembullor për fëmijët. “Gjithçka ndryshoi në momentin e dasmës, kur unë e putha Luin. Unë e shoh Luizin me shumë vlera. Kam arritur të nxjerrë një anë të mirë të tij.

Shoh që edhe jashtë mund të jetë një baba shembullor. Sa më shumë rri këtu, aq më shumë më rriten ndjesitë. Duke ndenjur këtu 24 orë, imagjino jashtë sesa mund të zgjasë”- u shpreh Kiara.

You may also like