Të dielën mbahet edicioni i 20-të jubilar Turneu Ndërkombëtar i Karatesë “Tetova Open 2023” – Shqip

by admin
Spread the love

Në organizim të klubit të Karatesë “Fati” që drejtohet nga  mjeshtri i këtij sporti Arlind Huseini të dielën mbahet  edicioni i 20-të, jubilar Turneu ndërkombëtar i karatesë “Tetova Open 2023” , ku pritet të  grumbullohen mbi  500 garues  nga  Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Bullgaria dhe klube nga gjitha klubet e Maqedonisë së Veriut . Organizatori ka planifikuar për të gjithë fituesit e e vendeve  të para  në të  gjitha  kategoritë të ju ndaj Pllaketa , diploma dhe medalje.

 Gjithashtu meqë bëhet fjalë pë edicionin jubilar i 20-ti me radhë me  mirënjohje  do të nderohen edhe  trajnerët  ekipeve pjesëmarrëse si dhe të gjithë referve  në shenjë të respektit  për 20 vjetorin e turneut “Tetova Open”

 Turneu “Tetova Open 2023”  do të mbahet në hapësirat e sallës sportive  te  Shkolla e mesme e mjekësisë, ku  do të ketë edhe një program të shkurt kulturorë me  disa  pika të SHKA “Xheladin Zeqiri”. Këtë vit  turneu përkrahet  nga Ministria për Sistem Politik, Komuna e Tetovës, “Luma Grafik”, Tepelene dhe NB.  Në këtë edicion  jubilar turneu ndërkombëtar “Tetova Open 2023” janë të ftuar edhe  të gjitha mediumet të cilat në mënyrë permanente e  kanë përkrahur këtë aktivitet sportiv që grumbullon  karateistët më të mirë nga rajoni./KlanMacedonia

You may also like