Të burgosurit po groposnin tunel, shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës

by admin
Spread the love

Të burgosurit në “Idrizovë” po hapnin një tunel për arratisje. Këtë e ka konfirmuar për “Makfax”, Jovica Stojanoviq, drejtor i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.

Jozyrtarisht, tuneli është rreth 60 metra i gjatë dhe në të ka pasur trarë mbështetës. Jozyrtarisht, tuneli është hap për rreth katër deri në pesë muaj.

Një grup hetimor i policisë së krimit ndodhet në terren dhe më shumë detaje pritet të bëhen të ditura më vonë.

Ndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se drejtor i ri i burgut të Idrizovës është emëruar gjeneral major Zoran Jovanovski. Ky veprim le të nënkuptohet se është shkarkuar drejtori i deritanishëm i burgut të Idrizovës, Shpend Tairi.

You may also like