Të aktivizohet më shumë ose të shitet, agjenti i Ansu Fatit presion Barcelonës

by admin
Spread the love

Agjenti i njohur Jorge Mendes nuk është aspak i lumtur me minutazhin që klienti i tij Ansu Fati po merr te Barcelona. Sipas asaj që raporton spanjollja Sport, agjenti i lojtarit ka shtuar presionin te katalanasit për ta aktivizuar atë më shumë.

Në të kundërt Jorge Mendes i ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës që ta lënë atë të lirë në mënyrë që të vazhdojë karrierën diku tjetër. Ansu Fati është aktivizuar vetëm në tre ndeshje si lojtar titullar në këtë sezon me Barcelonën dhe në asnjë nuk ka luajtur 90 minuta.

Megjithatë, pavarësisht kërkesave që Mendes ka për sa i përket situatës së lojtarit të tij, një largim nga Barcelona duket si diçka e vështirë. Arsyeja është sepse kontrata e talentit spanjoll skadon në vitin 2027 dhe klauzola e largimit është 1 miliard euro. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like