Taylor Swift mori statusin e miliarderes

by admin
Spread the love

Turneu i Taylor Swiftit e ka dërguar atë në statusin e miliarderes, sipas një raporti të ri nga Bloomberg, duke e bërë atë një nga artistet e pakta që ka ndërtuar një pasuri të tillë pothuajse tërësisht nga muzika e saj.

Pasuria yllit të popit tani ka një vlerë totale neto prej rreth 1.1 miliardë dollarë.

Arritja në territorin e miliarderëve u arrit nga turneu i saj i suksesshëm, i cili përfundoi në SHBA në gusht dhe do të fillojë një hap të gjerë ndërkombëtar muajin e ardhshëm.

Bloomberg tha se analizat i bëri bazuar në të dhënat publike të saj. Në llogari përfshiu vlerën e pesë shtëpive të saj prej 110 milionë dollarësh dhe katalogun e muzikës prej 400 milionë dollarësh, më pas fitimet nga marrëveshjet e transmetimit, shitjet e muzikës, biletat e koncerteve, e të tjera.

Llogaritë treguan se turneu i saj gjeneroi mbi 700 milionë dollarë në shitjet e biletave.

You may also like