Taylor Swift fiton 10 çmime në Billboard Music Awards 2023

by admin
Spread the love

Artistja me famë botërore, Taylor Swift ka arritur të fitojë 10 çmime gjatë garës së saj në Billboard Music Awards 2023.

Gjatë ceremonisë që u mbajt më 19 nëntor, Swift u dekorua me këto çmime si “Artistja më e mirë”, “Artistja më e mirë ‘country’, “Kompozitorja më e mirë Hot 100”, “Artistja më e mirë në shitje të këngëve”, dhe jo vetëm.

“Asgjë nga këto nuk ndodh pa ju”, u tha Swift fansave.

Ndërsa ajo u shpreh se është shumë e nderuar për çmimet që fitoi këtë vit dhe se ndihet personi më me fat në botë momentalisht.

Ndërkaq vlenë të theksohet se fituesit e BBMA përcaktohen nga matjet e performancës së grafikëve të Billboard-it në fund të çdo viti./21Media

You may also like