Taulant Balla zbulon dosjen që ka çuar personalisht në SPAK kundër Sali Berishës

by admin
Spread the love

Deputeti Taulant Balla shprehet se ka dorëzuar personalisht dy dosje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa vite më pas SPAK nuk ka kryer asnjë lëvizje.

Ai tha se është dosja e privatizimit të Kompleksit Partizani, një tokë prej 3.3 hektarësh në Tiranë që u privatizua me çmimin qesharak prej 100 mijë dollarësh, dhe ku ka ndërtuar kompleksin e apartamenteve dhëndri i Berishës.

Jam firmëtar i të gjitha kallëzimeve që janë bërë ndaj Sali Berishës. Po ju marr kallëzimin që kam çuar unë si kryetar i grupit. Dosja është bërë nga një grup ekspertësh, për privatizimin e kompleksit Partizani. 3.3 hektarë një pronë shumë e madhe e privatizuar për 100 mijë dollarë, një vlerë qesharake. Edhe kthimi ndaj pronarëve bëhet me shitje. Si ka mundësi që për një dosje që në vlerësimin tonë, nëse prokurori e heton nuk ka dyshim që ka vepra penale të ushtrimit të paligjshëm. Dhe kryeministri Edi Rama me të drejtë thotë që në 19 maj 2021 DASH e ka shpallur Berishën non grata për ndikim, përdorim të aseteve publike…”, u shpreh Balla.

You may also like