Taulant Balla merr në mbrojtje Lulzim Bashën: Berisha i ka mbyllur punët me PD-në

by admin
Spread the love

Taulant Balla vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë si Lulzim Basha, pasi të dy në të njëjtën ditë kërkuan nga S**PAK që të hetojë Sali Berishën, vjen një tjetër qëndrim i Ballës në favor të Lulzim Bashës.

Duke folur për televizionin Top Channel, Balla lë të nënkuptohet se Sali Berisha i ka mbyllur punët me PD-në.

“Partneriteti i Shqipërisë me SHBA është shumë herë më i rëndësishëm se interesat personale të një individi, qoftë ky edhe një ish-kryeministër, apo ish-president apo ish-kryetar i Partisë Demokratike”, tha Balla.

Pas takimit të fshehtë me Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn te hoteli i Irfan Hysenbelliut, duket se Balla ka filluar të luajë me rolin e dakordësuar me Bashën, duke deklaruar se Berisha nuk ka më vend në PD.

You may also like