Taravari i bindur se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese: VLEN garanca më e madhe se nuk do të na përsëritet 2008-ta

by admin
Spread the love

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se për ata, mbi gjitha është fillimi i negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Ai tha se nëse dëgjohet BDI-ja, për ta kanë filluar negociata, por realisht, dihet se ato nuk kanë filluar.
“Negociatat me BE-në do të fillojnë në momentin që do të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Ne kemi pranuar shumë porosi nga përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve të cilët kanë thënë se korniza negociuese nuk ndryshon, dhe kjo është aksiom…”, u shpreh Arben Taravari.
Ai tha se ajo që kërkohet është thjeshtë një garancie gjentellmen se nuk do të ketë kushtëzime tjera në kuptimin e kërkesave politike.
Taravari tha se shqiptarët pa dallim se cilës parti i takojnë janë për ndryshimet kushtetuese, por tek pala maqedonase mendoj se kjo do të ndihmojë.
“VMRO-DPMNE shkoj pak si larg prej asaj dhe duhet njëfarë garancie me ndonjë rezolutë nga BE nga SHBA, si një far garance se i bëjmë ndryshimet kushtetuese, dhe normalisht do të ketë kushtet tjera, të cilët janë për kapituj të ndryshëm, por jo kushtet politike, dhe kjo mund të jetë si në raste të Kosovës”, tha Taravari.
Ai tha se nëse vjen VLEN-i në pushtet, për të cilën tha se është i sigurt, do të jenë garanca më e fuqishme se nuk do të na përsëritet 2008-ta.
“Do të kërkohet një far afatizimi një far dinamike kohore kur realizohen ndryshimet kushtetuese, gjithnjë në koordinim me faktorët kyç dhe relevant, pra me SHBA-në, BE dhe NATO-n”, tha Arben Taravari.

MARKETING



You may also like