Taravari fton Ahmetin në garën për President – Shqip

by admin
Spread the love

Në një status në rrjetin social Facebook, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka ftuar publikisht kreun e BDI-së, Ali Ahmeti që të pranojë sfidën e kreut të ASH-së për të garuar për President të RMV-së. Kujtojmë që Taravari është kandidat i koalicionit opozitar VLEN për president të shtetit.

“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur z. Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”- shkruan Taravari në rrjetin social Facebook./tvklan.mk

You may also like