Taravari: 20% do ta heqim nga kushtetuta, jemi përgatitur për çdo opsion

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se partia që ai drejton nuk ka hequr dorë nga largimi i 20% nga kushtetuta. Në intervistën për Alsat Taravari nuk shpjegoi se si do të realizojnë këtë premtim kur kjo kërkesë nuk kaloi si propozim i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese.

“Koha do ta tregon se ne kemi mënyrën, e kemi mëndu edhe mënyrën se si do të ecim këtë punë dhe nuk tërhiqemi prej kësaj deri në moment të fundit, me këmbëngulje do të insistojmë që 20% të hiqet prej kushtetutës”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Çka nëse nuk tërhiqet?

E shohim si e bëjmë, kemi edhe opsion rezervë edhe pas asaj”, u përgjigj Taravari.

Për dallim nga Taravari, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi kohë më parë përjashtoi mundësinë e largimit të 20% nga kushtetuta përmes propozimit aktual.

“Nuk mundet jashtë asaj që është vendim për veprim. Vendimi për veprim e jep kahjen se në cilat pjesë do të bëhet intervenimi. Amendament dorëzohet për draft amendamentin. Ata nuk munden të propozojnë amendament të ri. Draft amendament sipas vendimit të miratuar jep propozuesi i iniciativës”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Seanca për ndryshimet kushtetuese që filloi më 18 gusht u ndërpre pasi u shter debati.

You may also like