TALIN – Estonia akordon 113 milionë euro pajisje ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love

TALIN, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Estonia do t’i dërgojë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës me vlerë 113 milionë euro, njoftoi sot kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

Paketa përfshin dhjetëra toja ajrorë, mbi njëqind armë antitank, pajisje mbështetëse artilerie, granatahedhës dhe municione.

“Të gjitha vendet duhet të shqyrtojnë stoqet e tyre dhe të sigurojnë që industritë të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë dhe më shpejt. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka një çmim – një çmim që ne e paguajmë në euro, por që ukrainasit e paguajnë me jetën e tyre”, theksoi Kallas.

Me këtë paketë ndihme, ndihma e përgjithshme ushtarake e Estonisë për Ukrainën do të rritet në 370 milionë euro, e barabartë me pak më shumë se 1% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, saktësoi kryeministrja Kallas.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakReshjet, Policia Rrugore në gatishmëri në të gjitha rrugët e vendit

You may also like