Talent dhe jashtë fushës, Leao publikon albumin e ri muzikor “Kjo është jeta ime” – Shqip

by admin
Spread the love

Rafael Leao po shfrytëzon në maksimum pushimet mes sezoneve. Me firmën e hedhur në kontratën që e mban te Milan edhe për disa sezone, portugezi është fokusuar te talenti i tij jashtë fushave të blerta. Leao ka lançuar për publikun albumin e tij të dytë muzikor. “Kjo është jeta ime” është titulluar albumi, që tregon se jeta e numrit 10-të ndahet kështu midis dy pasioneve të mëdha, futbollit dhe këngës.

WAY45 që njihet Leao me emrin e artit, surprizoi ndjekësit e tij me albumin e ri, i cili përmban 17 këngë në të cilën tregon historinë e tij, nga sakrificat tek suksesi. Pasioni për notat vjen nga babai i tij, Antonio, duke qënë një hobi familjar.  Madje, në intervistat për mediat ai tregohet tepër i ftohtë rreth shprehjes së ndjenjave, por ndryshe ndodh në këngë, ku shfaq të gjithë emocionet jetësore.

Klan News

You may also like