Talat Xhaferi pas votimit për kryeministër: Puna e qeverisë do të jetë me përgjegjësi dhe transparente

by admin
Spread the love

Puna e qeverisë do të jetë transparente, me përgjegjësi dhe do ketë llogaridhënie. Kështu tha kryeministri Talat Xhaferi në konferencën për media e mbajtur menjëherë pas votimit si kryeministër teknik në 100 ditët e ardhshëm, raporton SHENJA.
Ai komentoi edhe mungesën e ministrave të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk dolën për tu fotografuar në fotografinë e zakonshme të kabinetit qeveritar.
“Gjatë fotos familjare mund të vëreni që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita VMRO-DPMNE, por gjithsesi që pas grillave do të jetë ndryshe. Për faktin se ato i obligon ligji dhe kushtetuta. Kështu që qytetarë të nderuar mos u brengosni për fotografitë që i shihni. Koncentrohuni në punët dhe obligimet që dalin nga mandati juaj. Do të jap gjithçka që ky ekip t’i realizojë pritshmëritë e qytetarëve”, tha Talat Xhaferi, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like