Takimi sekret me lojtarin, Real Madrid i “rrëmben” një tjetër titullar Bayern Munich

by admin
Spread the love

Real Madrid nuk ndalet së “peshkuari” në organikën e gjermanëve të Bayern Munich.

Pas Toni Kroos dhe David Alabës, spanjollët janë shumë pranë transferimit të Alphonso Davies.

Anësori ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2025, mirëpo drejtuesit e Real me të cilët lojtari ka mbajtur edhe një takim sekret në mesin e muajit shkurt, e kanë bindur të mos rinovojë ndërsa kanë gjetur edhe një marrëveshje paraprake.

Në këtë formë, te Bayern janë të detyruar ta shesin kanadezin në verën e vitit 2024, ose më pas të pranojnë ta humbasin me parametër zero një vit më pas, raporton Supersport.

Davies i është bashkuar Bayern Munich prej janarit të vitit 2019, me 23-vjeçarin që tashmë është i joshur nga ideja për të nisur një tjetër aventurë, këtë herë në Spanjë me “Galaktikët” e Realit.


Top Channel

You may also like