Takimi i Yuri Kim në KQZ me figura të njohura politike, reagon menjëherë ambasada e SHBA dhe zbardh detaje çfarë ndodhi

by admin
Spread the love

Ambasada e SHBA-së ka reaguar me një postim zyrtar në lidhje me takimet që Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme në KQZ.

Postimi i ambasades:

“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua me Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të partive politike sot për të diskutuar kërcënimin serioz të financimeve të fshehta politike ruse si dhe kanosjen që kjo paraqet për demokracinë dhe përpjekjet anti-korrupsion.

Kërcënimi i financimit të fshehtë politik rus nënvizon rëndësinë që ka rritja e transparencës në financimin e fushatave, regjistrimi i enteve të huaja, si dhe masat për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë në të gjitha institucionet demokratike të Shqipërisë për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.”-thuhet në njoftim.

You may also like