Takimi i parë mes dy armiqve pas 11 vitesh – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe princi i kurorës saudit Mohammed bin Salman u takuan për herë të parë të shtunën në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Zyra e presidentit iranian deklaroi se Raisi udhëtoi për në Riad për të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Ligës Arabe në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.

Në margjinat e samitit, ai u takua me Bin Salman, raporton Anadolia.

Takimi mes Raisit dhe Bin Salmanit ishte takimi i parë kokë më kokë mes krerëve të shteteve të Iranit dhe Arabisë Saudite pas 11 vitesh.

Gjatë takimit, ku u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal, të dy liderët ranë dakord që këto çështje të diskutohen më në detaje më vonë.

Më 10 mars, pas shtatë vjetësh, Irani dhe Arabia Saudite vendosën të normalizojnë marrëdhëniet.

Raisi dhe Bin Salman folën për herë të parë në telefon më 12 tetor, pasi vendosën lidhjen e tyre.

Në një fjalim në samitin e Riadit, Raisi u bëri thirrje vendeve islamike që të ndërmarrin veprime kundër Izraelit. /tesheshi.com/

You may also like