Takim Francë – Gjermani, shënohet 60-vjetori i traktatit të Elizesë

by admin
Spread the love

60 vite pas firmosje së marrëveshjes së Elizesë, që i dha fund armiqësisë shekullore të Francës dhe Gjermanisë dhe shtroi rrugën e bashkëpunimit, krerët e dy shteteve kryesore evropiane u mblodhën në Paris për të përkujtuar ditën historike.

Bashkë me krerët e shteteve të pranishëm ishin edhe ligjvënësit e dy parlamenteve, ndërsa nuk munguan as vizitat bilaterale të ministrave.
Emmanuel Macron dhe Olaf Shcolz në fjalimet e tyre vunë theksin te lufta në Ukrainë dhe e ardhmja e Europës.

“Le të përdorim miqësinë tonë të pandashme për të formuar të tashmen dhe të ardhmen e kontinentit tonë, së bashku me partnerët tanë evropianë. Ne duhet tre jemi pionerët e këtij drejtimi. Ne nuk do të lejojmë që Imperializmi i Putinit të fitojë. Ne nuk do të lejojmë që Evropa të kthehet në një kohë kur dhuna zëvendësoi politikën dhe kontinenti ynë u copëtua nga urrejtja dhe rivalitetet kombëtare”, tha Emannuel Macron.

“Motori franko-gjerman është një makinë kompromisi: i lyer mirë, por edhe me zë të lartë nganjëherë dhe i dalluar nga puna e palodhur. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, së bashku si evropianë, në mbrojtje të projektit tonë të paqes”, u shpreh Olaf Scholz.

Dy krerët folën edhe për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian me Scholz që u shpreh se anëtarësimi i 6 vendeve është synim kryesor, ndërsa presidenti Macron edhe njëherë paraqiti idenë e krijimit të Komuniteti Politik Evropian dhe pohoi vazhdimin e mbështetjes për reformat e nevojshme të vendeve.


Top Channel

You may also like