Tajvani gjen mbetjet e një balone të dyshuar kineze të motit

by admin
Spread the love

Ushtria e Tajvanit tha se kishte parë një objekt të paidentifikuar që lëvizte mbi Dongyin – një ishull i kontrolluar nga Tajvani në brigjet e Kinës – në orën 11:00 me kohën lokale të enjten, që dukej si mbetje të balone kineze.

Hetimet fillestare sugjeruan se mbetjet ishin pjesë e një pajisje meteorologjike, shtoi ushtria, pasi balona mbante emrin e një kompanie metorologjike me bazë në Kinë.

Kjo është hera e parë që mbetjet e një balone të tillë janë zbuluar në ishujt e Tajvanit, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes Chen Yu-lin, sipas mediave lokale.

Tensionet midis Kinës dhe SHBA-së kanë parë një rritje të re në javët e fundit, pasi SHBA rrëzoi një balonë kineze në hapësirën e saj ajrore në fillim të këtij muaji. Shtetet e Bashkuara rrëzuan gjithashtu tre objekte të tjera për të cilat thotë se mund të jenë pjesë e spiunazhit kinez.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha të martën se nuk zbuloi asnjë balonë vëzhgimi kinez, por kishte pikasur më parë balona të motit. Ai gjithashtu tha se nuk do të hezitonte të rrëzonte çdo balonë që e konsideronte si kërcënim.


Top Channel

You may also like