Tahiri: Veteranët s’po kërkojnë benefite, janë kategori e dëmtuar

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik
Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta largojë Projektligjin për pagën
minimale, pasi sipas tij është diskriminues. Ai ka thënë se kjo kategori nuk
kërkon benefite por është kategori e dëmtuar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ky pension duhet të jetë burim
jete i tyre dhe në të njëjtën kohë duhet të ndryshojë Projektligji t’i lejojë
të punojnë ata.

“Çka po shohim sot në kuvend është një
diskriminim i paparë. Është një huqje që lidhet me veteranë dhe kategori të cilët
kërkojnë benefite publike po flasim për kategori të dëmtuara. Është turp që ky
vend ky projektligj të mos largohet. Insistimi për me ec përpara shpërfaqë
kulturën e kësaj qeverie. Ne kemi qenë ata që kemi votuar kundër në diskutim dhe
kemi kërkuar që të përmirësohet. Ky propozim duhet të kthehet në Qeveri dhe të
diskutohet seriozisht. Ky është pension burim jete i tyre dhe t’iu mundësohet
veteranëve të punojnë”.

“Nuk ka veteranë që dalin për qejf në protestë. 1.75 është nafta me ardh deri në Prishtine. Nuk i humba 30 minuta në foltore por qëndrova se ky ligj duhet të kthehet mbrapa”, tha Tahiri.

You may also like