Tahiri: Pezullimi i Krasniqit, efekt i thirrjes së seancës së nesërme

by admin
Spread the love

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se pezullimi i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nga kjo pozitë është efekt i thirrjes së seancës së nesërme.

Por, sipas Tahirit, suspendimi i Krasniqit për Qeverinë Kurti është i pamjaftueshëm.

“Përveç përgjegjësisë ligjore, për aferat korruptive me para të taksapaguesve, duhet shkarkim dhe jo vetëm i tij, por i të gjithë Bordit që ka bashkëpunuar e është përfshirë me të në këtë ndërmarrësi kriminale e korruptive”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e kryeshefit, dhe në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit u emërua Përparim Kabashi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like