”Synojmë të presim Samitin e NATO-s në 2027-ën”, Rama i drejtohet me letër Blinkenit – Shqip

by admin
Spread the love

11 ditë pas vizitës historike të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka drejtuar atij një letër zyrtare.

Në këtë letër ai rithekson vlerësimin e tij dhe të qeverisë shqiptare ndaj Blinken për suportin e vazhdueshëm dhe gjithçka u diskutua atë ditë në Tiranë. Përveç kësaj, Rama i shpreh dëshirën për të mirëpritur në vendin tonë Samitin e NATO-s të vitit 2027.

Kreu i qeverisë nënvizon se ka ardhur koha për një samit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se Shqipëria vijon e palëkundur në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Letra ime për Sekretarin Blinken, pas vizitës së tij kuptimplotë në Tiranë“, shkruan Rama shtuar letrës.

Letra e plotë, më poshtë:

I nderuar Sekretari Blinken

Me vlerësim të lartë dua të zgjatem sërish për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë për ju dhe delegacionin tuaj, për vizitën e 15 Shkurtit në Tiranë. Do doja po ashtu të shprehja vlerësimin tim të thellë për të gjithë ata që e bënë më të thjeshtë këtë vizitë, veçanërisht Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Më lejo që përmes kësaj letre të rikonfirmoj përkushtimin e palëkundur të qeverisë shqiptare në aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara, qëllimet tona të përbashkëta dhe promovimin e demokracisë, sundimin e ligjit e të drejtat e njeriut. Qeveria shqiptare mbetet e përkushtuar në mbështetjen aq të nevojshme të reformës gjyqësore si një pikë kyçe për demokracinë shqiptare dhe një shtyllë jetike në përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin. Ne dimë gjithashtu sa e rëndësishme është të punojmë sëbashku për të reformuar sektorë të tjerë po kaq kritikë të shoqërisë tonë, të cilët janë esencialë për të pasur sukses në rrugën tonë drejt integrimit në BE.

Teksa përgatitemi për samitin e ardhshëm të NATO-s në DC, doja t’ju garantoj ju për përkushtimin e palëkundshëm të Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon. Ne besojmë që është vendimtare të vazhdojmë punën sëbashku për të siguruar stabilitetin rajonal dhe për të zhdukur ndikimet e jashtme “malinje”, ashtu siç diskutuam në takimin tonë në Tiranë.

Besoj që koha për një samit të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të parën herë, ka mbërritur. Në vazhdën e diskutimeve tona në Tiranë, do doja të përsërisja qëllimet e Shqipërisë për mbajtjen këtu të Samitit të NATO-s në 2027, menjëherë pas atij që do të mbahet në Turqi në vitin 2026.

Si një vend aleat, Shqipëria e ka dëshmuar vendosmërinë e saj për unitet dhe vlera të përbashkëta. Duke shkuar një hap para te Samiti i NATO-s, përsëris rolin e tij si një “fener” i vlerave dhe qëllimit të aleancës tonë në këtë pjesë të Europës.

Ky event do të ishte historik dhe me një domethënie strategjike për rajonin dhe aleancën. Do të përcillte një mesazh të fortë që rajoni ynë është me rëndësi strategjike për Aleancën.

Faleminderit sërish, Sekretari Blinken, për vizitën tuaj në Tiranë dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin në rajon.

Sinqerisht Edi Rama

/tvklan.al

You may also like