Sveçla për vizat: Brenda këtij viti do të ketë vendime pozitive, nuk është koha për festë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se Kosova i ka sqaruar “shumicën e gjërave” me Francën dhe beson se ky shtet, bashkë me të tjerët në Bashkimin Evropian, janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Pret vendime të mira brenda këtij viti, por thotë se “s’është koha për festë”.

Ndërlidhja e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit “ETIAS” është parë si një “kusht” i ri i Francës dhe pengesë e radhës për lirinë e lëvizjes së kosovarëve në zonën Schegen.

Por, ministri Sveçla thotë se tashmë është cështje teknike liberalizimi i vizave dhe se do të flasin që të mos ketë vonesa në heqjen e vizave.

“Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze, i kemi sqaruar. Dhe, të gjitha argumentet që unë i kemi përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen”, tha Sveça.

Ai beson se të gjitha shtetet në BE kanë qëndrim pozitiv për liberalizimin e vizave dhe thotë se ditëve do vazhdim “do të sqarohen” gjërat.

“Unë jam optimist, se jo vetëm Franca, por edhe të gjitha shtetet e BE-së kanë qëndrim pozitiv në raport me këtë çështje. Besoj se ditëve në vazhdim ku do të kemi takime, unë do të jem edhe në Pragë, do të sqarohen këto gjëra”, tha ai në A2CNN

Ministri thotë se brenda këtij viti mund të ketë vendime pozitive për Kosovën, por se “nuk është koha për festë”.

“Unë besoj se perspektiva është e mirë. Unë besoj se brenda këtij viti, ne do të kemi vendime pozitive. Nuk është koha për festë, është koha për të punuar edhe më shumë”, tha ai.

You may also like