Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri të ditur se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq.

Sveçla tha se arrestimi i Jevtiqit ndodhi pas hyrjes së tij në Kosovës.

Ai theksoi ishte sjell te kufiri me Kosovën nga deputeti ultra-nacionalist serb Erak Strahinja, që i përket një partie pro-ruse të ekstremit të djathtë.

I pari i MPB-së njoftoi se Sinisha Jevtiq, kishte luftuar në Koshare me ushtrinë serbe.

“Në luftën e Kosovës, ai po ashtu kishte luftuar në Koshare. Ai me krenari mban medaljet e Kasapit të Ballkanit, Millosheviqit. Para se të vinte në Kosovë, ai shpërndante broshura te veteranët për t’i mobilizuar për ‘çlirimin final të tokës së shenjtë’”, shkroi ai në Twitter.

Xhelal Sveçla ka thënë se mbrëmjen e së dielës, ai ishte parë me një grup njerëzish të tjerë, përfshirë Strajinjën, duke kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Jevtiq identifikohet si serb dhe si rus, dhe hapur mbështetë agresionin rus në Ukrainë me simbolin Z”, shtoi Sveçla.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like