Supersfidat e Serie A: Derbi i Milanos, Lazio-Napoli dhe Fiore-Juve vetëm në Oversport

by admin
Spread the love

Do të startojnë këtë të shtunë ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit italian. Kalendari ka dhuruar tre ndeshje të mëdha, që mund ti ndiqni vetëm në kanalet Oversport të platformës Tibo.

Në orën 15:00 në Firenze luhet Fiorentina-Juventus, një sfidë që ka një rivalitet të madh dhe historik mes dy skuadrave që gjithmonë kanë synuar të fitojnë këtë përballje.

Formacionet e mundshme

Në orën 18:00 në një “San Siro” të mbushur plot e përplot luhet derbi i Milanos. Emocionet e sfidës Milan-Inter vijnë më pranë jush, pasi Oversport do të transmetojë direkt nga stadiumi emisionin “Gran Gol”. Alban Xhihani, Florian Myrtaj, Kastriot Çaushi dhe Cindy Marina do të sjellin për publikun intervista me protagonistët, komente dhe një analizë të detajuar të kësaj supersfide.

Formacionet e mundshme

E shtuna magjike e Serie A nuk përfundon këtu, pasi në mbrëmje në orën 20:45 luhet një tjetër ndeshje e madhe. Lazio dhe Napoli, dy skuadra me pretendime të mëdha këtë sezon do të masin forcat në “Olimpico”. / Oversport.tv

Formacionet e mundshme

You may also like