Superiorja vjen me një supersfidë në Oversport, Tirana dhe Teuta synojnë kthesën

by admin
Spread the love

Sfida Tirana-Teuta do të çelë javën e pestë të kampionatit shqiptar të futbollit, takim që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Të dyja skuadrat nuk kanë nisur ashtu siç pritej sezonin dhe sot kërkojnë të bëjnë kthesën e madhe duke synuar një trepikësh me vlera. Tirana kërkon fitoren e parë sezonale në “Selman Stërmasi”, ndërsa durrsakët janë një nga dy skuadrat (tjetra është Kukësi) që nuk kanë provuar akoma shijen e fitores në Abissnet Superiore.

Ka edhe një sfidë brenda sfidës, sepse dy teknikët Shehi dhe Shkëmbi kanë luajtur sëbashku për disa vite me fanellën e Skënderbeut, ku arritën të shkruanin një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar.

Ndeshjen mund ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo, por mos humbisni komentet, analizat dhe intervistat me protagonistët e kësaj ndeshjeje, që mund ti ndiqni në emisionin “Ti Bo Gol”. Krist Martiro dhe të ftuarit e tij do të jenë live nga stadiumi “Selman Stërmasi” prej orës 15:15. / Oversport.tv

You may also like