Superiorja në Oversport: Luhet një derbi në “Niko Dovana”, Kukësi sfidon Kastriotin

by admin
Spread the love

Do të luhen sot dy ndeshje të javës së tretë të Abissnet Superiore që do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo.

Në orën 15:00 në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet derbi mes Erzenit dhe Teutës. Shijakasit kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke grumbulluar 4 pikë në 2 javët e para të kampionatit. Nuk vlen e njëjta gjë për Teutën, që ka zhgënjyer në këto javë, duke grumbulluar vetëm një pikë.

Në po të njëjtën orë (15:00) do të luhet edhe sfida Kukësi-Kastrioti. Të dyja skuadrat kërkojnë suksesin e parë sezonal në kampionat, pasi kanë marrë vetëm një pikë deri më tani në Abissnet Superiore. / Oversport.tv

You may also like