Superiore: Partizani-Laçi supersfida e ditës, Vllaznia pret në shtëpi Kastriotin

by admin
Spread the love

Superioria do të luajë sot dy sfidat e fundit të javës së 27, javë kjo që mbyll edhe fazën e tretë të kampionatit. Të dyja ndeshjet do të startojnë në orën 17:45 me sfidën Partizani-Laçi që do të luhet në “Elbasan Arena” dhe që ka tërhequr më shumë vëmendje.

Të dyja ekipet vijnë nga një humbje respektivisht kundër Kastriotit dhe Teutës, ndërsa në ndeshjen e sotme, kanë vetëm një objektiv, fitoren. Partizani kërkon të arrijë një vend në kupat europianë, ndërsa nga ana tjetër, Laçi e ka pothuajse të sigurt kalimin në turet europiane pasi ndodhet në vendin e dytë.

Në sfidën tjetër, Vllaznia do të presë në shtëpi Kastriotin në një ndeshje ku asgjë nuk është e sigurt. Shkodranët nuk po fitojnë prej tre ndeshjesh dhe kundër Kastriotit kërkojnë pikën e kthesës. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë pasi miqtë vijnë nga një fitore kundër Partizanit që i ka dhënë entuziazëm të madh ekipit.

Përveç kësaj në katër ndeshjet e fundit, Kastrioti ka një barazim dhe tre fitore, çka tregon dhe formën e mirë që po kalon. Objektivat janë të ndryshëm për ekipet, por jo në këtë ndeshje, të dyja kërkojnë tre pikët. /oversport.tv

You may also like