Superiore, Kategoria e Parë dhe Serie A, çfarë ofron e shtuna në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

E shtuna sportive në Oversport dhe Tibo do të startojë në orën 12:30 me sfidën Tomori-Skënderbeu, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë.

Dy skuadra me histori dhe traditë, që synojnë rikthimin në superiore, do të masin forcat në një sfidë që premton spektakël.

Egnatia-Teuta është ndeshja e vetme e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Vendasit janë në formë të mirë dhe sot përballë durrsakëve kërkojnë rezultatin pozitiv të radhës në kampionat. Miqtë po kalojnë një moment të vështirë dhe në transfertën e sotme në Rrogozhinë synojnë fitoren e parë sezonale në Superiore. Këtë përballje interesante mund ta ndiqni live në Oversport në orën 15:00.

Do të luhen ditën e sotme edhe tre takime të javës së dhjetë të kampionatit italian të futbollit. Empoli-Monza është sfida që çel javën e Serie A në Oversport dhe Tibo.

Në orën 18:00 do të luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Itali. Torino-Juventus nuk është asnjëherë një sfidë banale, aq më tepër tani që bardhezinjtë janë në krizë dhe rivalët historikë të qytetit synojnë një fitore të madhe

Në mbrëmje vjen një tjetër përballje interesante në Serie A. Atalanta kërkon të vazhdojë ecurinë e rezultateve pozitive edhe përballë Sassuolos, që ka treguar se është një kundërshtar I paparashikueshëm.

Mos humbisni këto ndeshje interesante të futbollit shqiptar dhe italian në Oversport dhe Tibo. /Oversport.tv

You may also like